Kufizimet e reja do të hyjnë në fuqi në Sofje për shkak të rritjes së njerëzve të infektuar me Covid, tha drejtori i Inspektoratit Shëndetësor Rajonal të Sofjes Danço Pençev për bTV. Nga 11 gushti, palestrat, restorantet dhe teatrot do të funksionojnë me një kapacitet nga 30 për qind. Orari i punës i lokaleve kufizohet nga ora 6 në mëngjes deri në orën 23 në mbrëmje. Në takime private në të mbyllur mund të asistojnë deri në 50 persona, ndërsa në të hapur deri në 100. Urdhri pritet të lëshohet nga ministri i shëndetësisë më 10 gusht.
“Për momentin Sofja është në zonën e verdhë në bazë të sëmundshmërisë 14-ditore, dhe në bazë të analizës 7-ditore është në të kuqe”, shpjegoi Pençev dhe shtoi se nëse kulmi i valës së katërt të pandemisë përkon me fillimin e vitit shkollor, mundet që vende-vende të fillojë nga distanca.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..