Koalicioni i majtë rreth partisë BSP nuk do të mbështesë kabinetin e partisë “Ka një popull të tillë” (ITN), nëse Petër Iliev është anëtar i tij. Kjo u vendos nga Këshilli Politik i koalicionit “BSP për Bullgarinë”, njoftoi qendra e shtypit të socialistëve. BSP “vlerëson përpjekjet e ekipit negociator për të arritur një marrëveshje politike me ITN, e cila duhet të përcaktojë përparësitë e koalicionit”. Por koalicioni “shpreh rezerva për prbërjen e qeverisë së propozuar nga ITN, dhe në veçanti për kandidaturën e Petër Iliev për Zëvendëskryeministër dhe Ministër të Brendshëm”. Prandaj, nëse kandidati nuk tërhiqet, “BSP për Bullgarinë” nuk do të mbështesë projekt kabinetin e propozuar.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..