Përfaqësues të Shoqatës së Lokaleve në Bullgari dhe të Asociacionit të Lokaleve bllokuan për njëfarë kohe udhëkryqin qendror të Sofjes Orllov Most në shenjë proteste dhe shkuan në Ministrinë e Shëndetësisë. Të dy organizatat po ngulin këmbë për një plan të ri për përballimin e krizës në lidhje me valën e re të pandemisë, që po pritet - pa mbyllje ose kufizime në orarin e punës të objekteve, dhe në rast kapaciteti të reduktuar - shteti të paguajë shtesë për vendet e papërdorshme.
Në Plovdiv më shumë se 100 punëtorë në këtë sferë gjithashtu bllokuan një udhëkryq për një orë. Sipas protestuesve, theksi duhet të vihet tek vaksinimi i njerëzve dhe jo tek mbyllja e bizneseve.
Në Burgas gjithashtu u zhvillua një protestë, ku u bllokua një udhëkryq në dalje të qytetit, por protestuesit u shpërndanë nga policia, transmetuan korrespondentët e BNR.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..