Për shkak të mungesës së kuorumit, deputetët nuk arritën të votojnë projektvendimin për pranimin e tërheqjes së Pllamen Nikollovit si kandidat për kryeministër nga partia "Ka një popull të tillë" /ITN/. Vetëm 105 deputetë morën pjesë në votim dhe doli se nuk ka kuorumin e nevojshëm të 121 personave.
Para fillimit të debatit nga salla plenare u largua grupi i ITN. "Mos na fajësoni. Ne nuk jemi problem, ne jemi zgjidhja e problemit, por kjo padyshim që do të ndodhë në zgjedhjet e ardhshme, "tha deputeti i ITN Ivajllo Vëllçev nga tribuna parlamentare. Ai e përshkroi gjithçka si një farsë dhe siguroi që kolegët e tij do të kthehen në sallë pasi mbaron votimi për projekt kabinetin e ITN.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..