Të gjithë punëtorët dhe punonjësit e vendit duhet të vaksinohen për të mbrojtur veten, të afërmit e tyre dhe vendin e tyre të punës. Për këtë bën thirrje në një letër të hapur Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari, një nga dy sindikatat kryesore në vend. Sindikata thekson se faktet shkencore tregojnë qartë se vaksinat mund të parandalojnë sëmundje të rënda dhe të zvogëlojnë numrin e njerëzve të pranuar në spital me komplikime.
Të dhënat për Bullgarinë tregojnë se vetëm 1-2 për qind e të pranuarve në spital janë të vaksinuar me vetëm një dozë, dhe 98 për qin e atyre të shtruar në spital janë aktualisht pa vaksinë. Një rritje e re serioze e sëmundshmërisë mbart rrezikun e vendosjes së masave kufizuese dhe mbylljes së bizneseve, por kjo mund të ndryshohet përmes vaksinimit vullnetar kundër koronavirusit, sipas sindikatës.
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..