627 të huaj me origjinë bullgare dhe veçmas 78 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët nuk kanë deklaruar origjinën bullgare pranohen të studiojnë në universitetet bullgare. Rezultati pas renditjes së parë u publikua në platformën e specializuar të Ministrisë së Arsimit, përmes së cilës u zhvillua aplikimi, plotësimi i testeve dhe renditja.
Të pranuarit kanë 3 ditë për të konfirmuar zgjedhjen e tyre të studimit. Pastaj vendi i tyre do të lirohet për renditjen e dytë. Tradicionalisht, specialitetet mjekësore janë më të preferuarat. Specialitete të tjera të preferuara janë drejtësia, filologjia, inxhinieria, teknologjitë digjitale, navigacioni, psikologjia, pedagogjia dhe gazetara.
Të huajt me origjinë bullgare nuk paguajnë një tarifë shkollimi nëse janë shtetas të Shqipërisë, Kosovës, Moldavisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ukrainës dhe Serbisë dhe kanë të drejtën e bursës.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...