Banka Kombëtare Bullgare - BNB paralajmëroi se në emër të saj dërgohen mesazhe elektronike me qëllim të keq për transferimet e marra të monedhës. Email-et janë një orvatje për një sulm fishing, në të cilin marrësit ftohen të ndjekin udhëzimet në lidhjen e bashkangjitur.
“Banka Kombëtare Bullgare nuk ka serverë të regjistruar të postës elektronike në domenet bnb.bg dhe nuk dërgon mesazhe me përmbajtje të ngjashme për qytetarët”, thekson institucioni financiar në një deklaratë. BNB paralajmëron përdoruesit të mos hapin mesazhin ose bashkëngjitjet sepse ka një rrezik të bëhen viktimë e mashtrimit kompjuterik.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..