Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nënshkroi një deklaratë në mbështetje të refugjatëve afganë

Foto: EPA/BGNES

Bullgaria u përfshi në një deklaratë duke i bërë thirrje BE -së dhe vendeve të tjera që të bëjnë të mundur që të gjithë që duan të largohen nga Afganistani ta bëjnë këtë dhe të ndihmohen.

"Duke pasur parasysh mjedisin e përkeqësuar të sigurisë, ne mbështesim, punojmë për të siguruar dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë dhe lehtësojnë nisjen e sigurt, bazuar te të gjitha rregullat, të shtetasve të huaj dhe afganë që dëshirojnë të largohen nga vendi ... Shtetasve të huaj dhe afganë që dëshirojnë të largohen duhet t'u jepet kjo mundësi; rrugët, aeroportet dhe pikat kufitare duhet të mbeten të hapura, duke ruajtur rendin publik. Populli afgan meriton të jetojë në siguri dhe me dinjitet, " vë në dukje Bullgaria në deklaratën në fjalë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Rumen Radev mbajti një leksion në Akademinë Diplomatike të Vietnamit

Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..

botuar më 24-11-26 10.21.PD

PP-DB hodhi poshtë mundësinë që Bojko Borisov të qëndrojë në krye të qeverisë

“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..

botuar më 24-11-26 8.38.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..

botuar më 24-11-25 7.35.MD