Dita e Ashures u shënua sot në qendër të Plovdiv pranë Xhamisë Xhumaja, kujdestaria e së cilës priti ngjarjen. Festa e solidaritetit, siç quhet kjo ditë nga komuniteti mysliman, festohet në ditën e 10 të muajit Muharem sipas kalendarit mysliman. “Ashureja është pjata e paqes, ajo përfshin të gjitha shijet e të gjitha komuniteteve”, tha Ahmed Pehlivan, kryetar i kujdestarisë së Xhamisë Xhumaja. Festimi i Ditës së Ashures është një rast për bashkimin e të gjithë njerëzimit dhe kjo është arsyeja pse në ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues të komuniteteve hebraike, myslimane dhe katolike, transmetoi BNR Plovdiv.
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..