Gjatë 24 orëve të fundit u identifikuan 1387 raste të reja të koronavirusit nga 20 072 testet e kryera, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Gati 7 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Sofje - 255, në Plovdiv - 165 dhe në Burgas - 117.
Në spital trajtohen 2001 pacientë, 174 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 16 njerëz vdiqën ndërsa 235 u shëruan. Rastet aktive janë 18 119.
Dje, u dhanë 12 807 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në 2 188 957. Të imunizuarit me dy dozat janë 1 094 904.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..