Pozicionet e partive të përfaqësuara në parlament mbeten të pandryshuara një ditë para dorëzimit të mandatit të tretë për të formuar një qeveri. Ivajllo Vëllçev nga “Ka një popull të tillë” (ITN) përsëriti se partia e tij nuk do të japë mbështetje pavarësisht se kush do ta marrë atë. Ai gjithashtu hodhi poshtë opsionin nëse “Ngrihu.BG! Ne po vijmë!” merr mandatin për t’ia dhënë ITN në mënyrë që të propozonte përsëri një kabinet. Hristo Ivanov nga “Bullgaria Demokratike” tha se koalicioni nuk do të votojë për një qeveri me mandat të BSP. Dhe udhëheqësja e së majtës, Kornelija Ninova, nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjes se kë do të ftojë BSP për negociata nëse do të marrë mandatin.
Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të katërt për në Antarktidë, anija pritet të arrijë në bazën bullgare të Antarktidës në ishullin..
Deri në mes të dhjetorit, në të gjitha njësitë ushtarake të vendit do të ketë simulatorë për pilotimin e dronëve, tha komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral-major Dejan Deshkov. Në poligonin “Ljuljak” pranë qytetit Stara Zagora ai saktësoi se dronët..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më..