Disa qindra ushtarakë bullgarë do të ndihmojnë në ruajtjen e kufirit bullgar për të parandaluar hyrjen ilegale në territorin bullgar.
Kjo u njoftua sot nga Ministri i Mbrojtjes Georgi Panajotov para gazetarëve në Qendrën e Trajnimit “Crënça”, ku ai po vëzhgon demonstrimin e aftësive në stërvitjen e përbashkët bullgare-amerikane JCET, sipas shërbimit për shtyp të Ministrisë sonë të Mbrojtjes.
"Presioni në kufirin bullgar po rritet, gjë që kërkon që qeveria të veprojë," theksoi ministri Georgi Panajotov. Ushtarakët që do të shkojnë në kufi do të jenë kryesisht nga Forcat Tokësore dhe Forcat e Operacioneve Speciale - midis 400 dhe 700 persona.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të..