Në 24 orët e fundit, 1733 raste të reja të koronavirusit u identifikuan nga 23 298 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 7.4 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i të infektuarve të rinj është në Sofje - 218, në Burgas - 186 dhe në Plovdiv - 179.
Në spital trajtohen 3163 pacientë, 279 prej tyre në njësitë e kujdesit intensiv. 34 veta vdiqën ndërsa 485 u shëruan. Numri i rasteve aktive është 26 007.
Dje, u dhanë 13 412 vaksina kundër koronavirusit, duke e çuar totalin në 2 269 759. Të imunizuarit me të dyja dozat u bënë 1 144 803 persona.
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..