Kënga u përfshi në “Botëkuptim” - albumin e ri të këngëtarit të famshëm pop, kompozitor, tekst-shkrues, dhe producent Miro. Muzika është e kompozitorit Dimitër Petrov. Teksti është një nga më të mirët e krijuar nga Miro.
“Më dëgjo kur bie në humnerë ... kur nuk beson në veten tënde ...
Më dëgjo, edhe kur jam larg dhe mbetet vetëm kënga - një vulë e shpirtit tim.”
Fjalët janë të sinqerta, të forta, të vërteta, shkruajnë dëgjuesit në internet. “Duke dëgjuar këtë këngë kam arritur të liroj një pjesë të trishtimit tim. Një këngë e mrekullueshme! Një video, muzikë dhe fjalë të shprehura me shumë emocion”- ky është komenti më i zakonshëm në lidhje me projektin e Miros.
Kënga “Vula nga shpirti im”
Përpilues: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..