Në kuadër të bashkëpunimit evropian policia bullgare arrestoi dhe i dorëzoi Greqisë dy bullgarë të kërkuar - një baba dhe një djalë, të akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal për trafikim emigrantësh. Akuza e ngritur ndaj tyre nga pala greke është organizimi i trafikimit të emigrantëve nga kufiri me Turqinë në Selanik për 2500 euro për një person.
Hetimi vërtetoi se janë bërë të paktën 56 transferime të më shumë se 350 emigrantëve. Fitimi për trafikantët është midis 700 mijë dhe një milion euro. Operacioni për të thyer kanalin u drejtua nga Europol me pjesëmarrjen e policisë në Greqi, Bullgari dhe Hungari. Informacioni është i korrespondentes së BNR në Greqi Katja Peeva.DPS largohet nga ALDE. Në një pozitë për mediat, kryetari i partisë, Deljan Peevski, bëri të ditur se i dërgoi një letër Aleancës, në të cilën njofton vendimin e DPS-së për ndërprerjen e anëtarësimit në ALDE. Vendimi u mor pas një analize dhe debati..
Organizatat për mbrojtjen e kafshëve protestuan para Bashkisë Metropolitane duke kërkuar trajtim human në strehimoret komunale. Ambientalistët theksojnë se qentë vuajnë në të ftohtë, të ngjeshur në kafaze të përbashkëta ku hanë veten për shkak të..
Në Rodopet në dhjetor, kaq shumë borë nuk ka rënë në 10 vitet e fundit. Duke pasur parasysh kushtet e shkëlqyera të dimrit dhe reshjet e dendura të borës, ministri i turizmit Evtim Milloshev para BNT shprehu shpresën se sezoni do të jetë i fortë për..
Mbrëmjen e 25 dhjetorit në Teatrin Kombëtar “Ivan Vazov” nën patronazhin e kreut të shtetit do të zhvillohet edicioni i njëzet e dytë i shfaqjes bamirëse..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një..