Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeprokurori i Bullgarisë ruhet në tre mënyra

Kryeprokurori Ivan Geshev
Foto: BGNES

Kryeprokurori i Bullgarisë Ivan Geshev ruhet në tre mënyra - nga Ministria e Brendshme, Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje dhe Byroja për Mbrojtje, e cila është nën udhëheqjen e tij. Kjo u tha nga Ministri i Brendshëm Bojko Rashkov në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore.

Ministri i Drejtësisë Janaki Stoillov vuri në dukje se mbrojtja e Kryeprokurorit është e nevojshme, por ajo duhet të kryhet sipas rendit të përgjithshëm - vetëm nga Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje dhe jo nga një shërbim i specializuar, i cili i nënshtrohet drejtpërdrejt atij. Sipas Ministrit të Brendshëm, duke ndjekur udhëzimet politike, Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare kanë shkruar informacione të rreme për zyrtarë të lartë të rrezikuar për t'u siguruar atyre mbrojtje nga Shërbimi Kombëtar për Mbrojtje për 6 muaj.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sofja do të përdorë inteligjencën artificiale për prokurimet publike

Bashkia e Sofjes po teston tashmë një asistent eksperimental me inteligjencë artificiale (IA), i cili do të ndihmojë kontrollet e prokurimeve publike. Kjo u njoftua nga qendra e shtypit e bashkisë. Qëllimi është që procesi të bëhet sa më transparent..

botuar më 25-09-19 10.52.PD

Festa e Balonave mbi Bellogradçik do të zgjasë një muaj të tërë

Nga 19 shtatori, për një muaj, qielli mbi Shkëmbinjtë e Bellogradçikut do të mbushet me balona shumëngjyrëshe dhe magji. Edicioni i pestë i “Festa e Balonave” premton pesë fundjava, gjatë të cilave mund të shijoni tre lloje fluturimesh, si dhe dhjetëra..

botuar më 25-09-19 6.05.PD

Parashikimi i motit për 19 shtatorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 14° C, në luginat dhe fushat e larta – rreth 2° C më të ulëta, në bregdetin e Detit të Zi deri në 14-16°, në Sofje – 7°. Gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryjë erë e dobët deri..

botuar më 25-09-18 7.35.MD