Që nga e mërkura, 1 shtatori, studentët e huaj nga vendet që bien në zonën e kuqe dhe që kanë një vizë të tipit "D" mund të hyjnë dhe të qëndrojnë në Bullgari për qëllime studimore për një periudhë afatgjatë. Këtë e urdhëroi Ministri i Shëndetësisë Stojço Katsarov me urdhrin e tij nga sot, 27 gushti.
Gjithashtu nga 1 shtatori, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Kosova, Kazakistani, Shtetet e Bashkuara, Shën Lucia, Federata e Shën Kitts dhe Navis dhe Irlanda bien në zonën e kuqe. Kjo bëhet me një ndryshim në listën e vendeve sipas zonave të ngjyrave, sipas të cilave përcaktohet rendi i hyrjes në Bullgari.
Nga e njëjta datë, Gjermania, Estonia, Kroacia, Italia dhe San Marino kalojnë nga zona jeshile në atë me ngjyrë portokalli. Rumania tashmë po lëviz në zonën e gjelbër.
Me urdhrin e njëjtë krijohet një listë e vendeve certifikatat e vaksinimit të të cilave konsiderohen ekuivalente me certifikatën digjitale të BE-së për Covid. Këto janë: Maqedonia Veriore, San Marino, Konfederata Zvicerane, Turqia, Ukraina, Vatikani (vetëm në lidhje me certifikatat e lëshuara të vaksinimit).Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore,..
Një mekanizëm koordinues që funksionon vazhdimisht do të kontrollojë, parandalojë dhe kundërshtojë kontrabandën, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov pas një takimi me përfaqësuesit e shërbimeve. “Qëllimet janë të qarta, qasja do të jetë solide”,..
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, po nis një turne në Evropën Lindore, duke përfshirë Pragën, Bratislavën, Budapestin,..
Nuk planifikohet privatizimi i Uzinave të Inxhinierisë Mekanike - Sopot dhe informacionet e shpërndara në këtë drejtim janë spekulative, deklaroi..
Masat për uljen e aksidenteve dhe përmirësimin e gjendjes së rrugëve u diskutuan sot në një takim të thirrur nga kryeministri Rosen Zheljazkov. "Unë dhe..