Kompania "Centrali atomik Kozlloduj - Kapacitete të Reja", që punon në ndërtimin e njësive të reja nr.7 dhe nr.8 të centralit atomik “Kozlloduj”, ka filluar negociata me bullgarët që jetojnë jashtë vendit dhe kanë përvojë në centralet bërthamore, për t'i tërhequr ata për të punuar në kompani. Kjo u bë e qartë gjatë vizitës së djeshme të ministrave të energjisë dhe të arsimit Zheço Stankov dhe Krasimir Vëllçev në centralin atomik “Kozlloduj”. Sipas Vëllçevit, aktualisht centralit atomik “Kozlloduj” i mungojnë 76 inxhinierë bërthamorë. Drejtori ekzekutiv i centralit, Ivan Andreev, shtoi se mesatarisht nga 130 deri në 150 persona nga kompania dalin në pension në vit. Centrali ynë i vetëm bërthamor aktualisht ofron një program bursash dhe punon me shkollat e mesme profesionale në Kozlloduj, Mizia dhe Belene dhe me Universitetin Teknik për të ndihmuar në ndërtimin e stafit për industrinë.
Vënia në punë e njësisë së parë nga dy njësitë e reja në centralin atomik “Kozlloduj” duke përdorur teknologjinë Westinghouse pritet në 2033-2034.Përveç përdorimit të fondeve evropiane, përshpejtimi i zhvillimit të objekteve kyçe infrastrukturore mund të arrihet edhe përmes mekanizmave të koncesionit – një instrument që Komisioni Evropian e inkurajon. Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri dhe..
Deri në fund të vitit priten pagesa e dytë dhe e tretë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, konfirmoi zëvendësministri i financave, Metodi Metodiev. Ai mori pjesë në një mbledhje të komisionit parlamentar të buxhetit, ku u miratua ratifikimi i..
Një dron sipërfaqësor i dëmtuar u asgjësua sot rreth 80 kilometra në lindje të qytetit Varna, në ujërat e Detit të Zi, nga Forcat Detare të Bullgarisë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Droni u zbulua më 15 shtator nga Marina Ushtarake, në bashkëpunim..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°C, ndërsa në Sofje rreth 11°C. Në orët e para të mëngjesit , në disa zona të..
Që prej brezash, dita e parë e shkollës është një emocion i vërtetë për çdo familje bullgare – tha Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së vitit të ri..
Ati Ivan nga Novi Han ka ndërruar jetë. Kjo u raportua nga mediat bullgare, duke cituar kryetarin e bashkisë së fshatit Jakimovo, Georgi Georgiev...