Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

85 vjet po flasim në gjuhën tuaj

Cilat ishin radio-programet e para për jashtë shtetit?

Intelektualë të shquar bullgarë dhe të huaj u tërhoqën si autorë dhe prezantues të programeve të para të transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë vendit në vitet '30. Për shembull, redaktori i gazetës "La parole bulgare" "Fjala Bullgare" Zhorzh Millçev i përgatiste programet javore në frëngjisht, ndërsa Petër Uvaliev, i cili punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në italisht.


Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane në vitet e para të programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare përkthehej nga një punonjës i ngarkuar posaçërisht i Ambasadës Gjermane, Dr. Naumann. Dy herë në javë inxhinieri Bori Gançev lexonte ligjërata në gjuhën gjermane.

Spikeri i emisioneve angleze në fillim ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë redaktor i njohur i operës) dhe zyrtari nga Drejtoria e Shtypit Ljakov.

Emisionet në esperanto përgatiteshin nga industrialisti Stefan Gançev dhe punonjësi nga Shtypshkronja Shtetërore Kirill Drazhev.


Në korrik 1944, filloi të transmetohej një program i veçantë në bullgarisht, i destinuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit - "Transmetuesi. Lajmet Bullgare ", i cili u organizua nga Drejtoria e Shtypit dhe përmbante lajme të brendshme dhe të jashtme. Mund të lexoni më shumë rreth historisë së programeve në gjuhë të huaja në Radion Kombëtare Bullgare në rubrikën tonë "Radio Bullgaria – 85 vjet".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 13 dhjetor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për një mjuzikali të ri bullgar “Lala e Krishtlindjeve”. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 – Lajmet  12.56 – Kënga e Ditës

botuar më 24-12-13 3.00.MD

Bullgaria sot – 12 dhjetor 2024

Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do të transferohemi në magjinë e Krishtlindjeve me ndihmën e Grupit Vokal "Radiodeca",   me dy interpretime të tyre. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.26..

botuar më 24-12-12 3.00.MD

Bullgaria sot – 11 dhjetor 2024

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Zëri i qetë” nga grupi Virxhinija Sëbeva-Gini. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 13:40 - Kënga e ditës

botuar më 24-12-11 3.00.MD