Intelektualë të shquar bullgarë dhe të huaj u tërhoqën si autorë dhe prezantues të programeve të para të transmetimit të Radios Kombëtare Bullgare për jashtë vendit në vitet '30. Për shembull, redaktori i gazetës "La parole bulgare" "Fjala Bullgare" Zhorzh Millçev i përgatiste programet javore në frëngjisht, ndërsa Petër Uvaliev, i cili punonte në Drejtorinë e Shtypit, i bënte programet në italisht.
Pasqyra javore e ngjarjeve në Bullgari në gjuhën gjermane në vitet e para të programeve në gjuhë të huaja të Radios Kombëtare Bullgare përkthehej nga një punonjës i ngarkuar posaçërisht i Ambasadës Gjermane, Dr. Naumann. Dy herë në javë inxhinieri Bori Gançev lexonte ligjërata në gjuhën gjermane.
Spikeri i emisioneve angleze në fillim ishte Mihaill Haxhimishev (më vonë redaktor i njohur i operës) dhe zyrtari nga Drejtoria e Shtypit Ljakov.
Emisionet në esperanto përgatiteshin nga industrialisti Stefan Gançev dhe punonjësi nga Shtypshkronja Shtetërore Kirill Drazhev.
Në korrik 1944, filloi të transmetohej një program i veçantë në bullgarisht, i destinuar për bashkatdhetarët tanë jashtë vendit - "Transmetuesi. Lajmet Bullgare ", i cili u organizua nga Drejtoria e Shtypit dhe përmbante lajme të brendshme dhe të jashtme. Mund të lexoni më shumë rreth historisë së programeve në gjuhë të huaja në Radion Kombëtare Bullgare në rubrikën tonë "Radio Bullgaria – 85 vjet".
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “Dua” nga Pllamen Bonev De La Bona. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 12:10- Kënga e ditës
Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën “I pathyer” nga Dimitër Atanasov dhe Hristo Mlladenov. Ju urojmë minuta të këndshme! 01:44 - Lajme 10:15- Kënga e ditës
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Pas kësaj do t’ju përqendrojmë vëmendjen mbi një botimi të Euronews, që e rekomandon Bullgarinë si një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit. 25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare..
Nata e Lindjes së Krishtit në kulturën tonë folklorike njihet me disa emra. Natyrisht, më shpesh ne e quajmë atë Natën e Buzmit. Në botën e krishterë..
Gëzuar Krishtlindjet! Ekipi i Radio Bullgarisë uron të gjithë miqtë tanë që festojnë sot! Ju urojmë nga zemra shumë shëndet, dashuri dhe ngrohtësi në..
Gëzuar Krishtlindjet! Në këtë program festiv më parë do t’ju tregojmë për ringjalljen e një tradite disi të harruar të bërjes së..