Rastet e reja të Covid-19 për 24 orët e fundit janë 2090, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit. Nga 32 070 teste të kryera 6,5 për qind janë pozitive.
Në spital trajtohen 3594 pacient, prej tyre 301 në njësitë e kujdesit intensiv.
Në 24 orët e fundit vdiqën 109 veta, ndërsa 739 u raportuan si të shëruar.
Më shumë raste të reja ka në Sofje – 347, Plovdiv – 234, Veliko Tërnovo dhe Stara Zagora – me nga 127 të infektuar.
Në 24 orët e fundit u imunizuan 10 412 veta. Me ta numri i përgjithshëm i të vaksinuarve arriti 2 299 118.
Tashmë ka 1 163 504 persona me një cikël të përfunduar vaksinimi në Bullgari.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..