Grupi parlamentar i Bullgarisë Demokratike nuk u paraqit në takimin e planifikuar për sot me Partinë Socialiste Bullgare /BSP/ në kuadër të konsultimeve për formimin e një kabineti me mandatin e tretë. Duke shpjeguar motivet, bashkëkryetari i formacionit Hristo Ivanov tha për BNR se ky mandat është i dënuar.
Pas marrjes së mandatit, BSP donte të fillonte konsultimet për formimin e një kabineti me të ashtuquajturat “parti të ndryshimit”. Pas takimit me të parën prej tyre - "Ngrihu.BG! Ne po vijmë!" u bë e qartë se ajo nuk do t'i mbështesë socialistët. Për të nesërmen është planifikuar një takim me përfaqësuesit e "Ka një popull të tillë" /ITN/. Po priten edhe bisedimet e BSP-së me organizatat e punëdhënësve në lidhje me prioritetet të cilat të merren parasysh në punën e qeverisë së ardhshme dhe në lidhje me azhurnimin e buxhetit.Në Bullgari zbriti helikopteri i dytë për dhënien e ndihmës urgjente mjekësore nga ajri, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Ai do të vendoset në bazën rajonale të HEMS në qytetin Sliven. U formuan edhe tetë ekipet e mjekësisë ajrore që do të punojnë..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Rituali "Turra", kushtuar Të Lidhurve të Djathit , do të kryhet për të 32-in vit radhazi në livadhin përballë Kompleksit Etnografik "Kulata" në..