Koleksioni i cili na transferon në kohën nga fundi i Perandorisë Osmane dhe dekadat e para të Bullgarisë së sapo çliruar (fundi i shekullit XIX), është vepër e një grup farmacistësh nga Plovdivi. Ata e shëtitën Bullgarinë Jugore për të mbledhur eksponate autentike dhe për të rikrijuar frymën e një nga farmacitë e para në Plovdiv.
“Një fakt kureshtar nga kjo periudhë është se një rregullore speciale caktonte çmimin e ilaçeve në Rumelinë Lindore. Farmacisti nuk mund të zbriste apo të kalonte kufirin. Gjoba u vendos për çdo shkelje madje edhe farmacia u mbyll. Por shumica e njerëzve përveç se ishin tepër rigoroz në përgatitjen e ilaçeve, kishin edhe moral të lartë. Kështu që farmacia nuk ishte tregti” – thekson ciceronia Tanja Jordanova nga Instituti Bashkiak “Plovdivi i Vjetër”.
Çfarë ishte atmosfera në një nga farmacitë e para në qytetin Plovdiv, sesi fituan njohuritë farmacistët dhe cilat janë ekspozitat më të vlefshme të këtij muzeu unik mund të lexoni në botimin “Farmacia e lashtë e doktorit Antoniadi në qytetin Plovdiv” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Redaktore: Elena KarkallanovaPërgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..