Në 24 orët e fundit, 1745 raste të koronavirusit u identifikuan nga 24 836 teste të kryera, sipas të dhënave nga Portali i Unifikuar i Informacionit. 7 për qind e mostrave dhanë një rezultat pozitiv. Numri më i madh i personave të sapo infektuar është në Sofje - 246, në Plovdiv - 225 dhe në Varna - 163.
Në spital trajtohen 3872 pacientë gjë që është me 134 më shumë se dje. 332 janë të vendosur në njësitë e kujdesit intensiv. 54 persona vdiqën, ndërsa 580 u shëruan.
Rastet aktive numërojnë 32 192.
Në 24 orët e fundit u dhanë 12 050 vaksina kundër koronavirusit dhe me to numri i përgjithshëm bëhet 2 324 643. Me imunizim të përfunduar janë 1 180 497 persona.
Për të pestin vit radhazi, Etydet e Sofjes/Skicat e Sofjes kënaqën qytetarët e Sofjes me dhuratat e vendosura në statujat e qytetit. Çdo vit fotografi Ivan Shishiev dhe gruaja e tij blejnë libra për banorët e Sofjes, i paketojnë dhe i vendosin pranë..
Sipas një sondazhi të BNT, bullgarët lënë mënjanë nga 25 deri në 150 euro për të surprizuar të dashurit e tyre me dhuratat e Krishtlindjeve. Rrobat dhe pajisjet elektronike janë mallrat më të preferuara. Tregtia në internet shënoi rritje në dhjetor,..
Patriarku Daniill drejtoi shërbimin e Krishtlindjes në Katedralen e Shën Aleksandër Nevskit të kryeqytetit. Në liturgjinë festive, ai u bëri thirrje besimtarëve të marrin parasysh mençurinë e tre të diturve që erdhën për të adhuruar Shpëtimtarin dhe..
Të shtunën vranësira në pjesën më të madhe të vendit do të jetë e konsiderueshme dhe kryesisht në rajonet qendrore dhe lindore të Bullgarisë Veriore do të..
Bullgarët që udhëtuan jashtë vendit në nëntor të këtij viti u rritën me 11.3% krahasuar me të njëjtin muaj të 2023-ës, njofton Instituti Kombëtar i..
Gjykata e Lartë e Kasacionit ka vendosur përfundimisht që Kisha Ortodokse Bullgare e Stilit të Vjetër të regjistrohet në regjistrin e besimeve fetare. Për..