Qytetet bullgare janë një pjesë nga itinerari, nëpër të cilin do të kalojë treni-expres “Lidhja me Evropën”. Tojo do të bëjë një turne pesë-javore nëpër Kontinentin e Vjetër. Fillimi i udhëtimit qe nga stacioni në Lisbonë më 2 shtator.
Me një destinacion përfundimtar në Paris dhe një ndalesë në Lubjanë, treni lidh simbolikisht presidencat, portugeze, sllovene dhe franceze, të Këshillit të Bashkimit Evropian. Itinerari përfshin ndalesa në mbi 100 qytete evropiane, mes të cilave kryeqyteti bullgar Sofja dhe qyteti Danubian-Ruse. Ngjarje të ndryshme janë të parashikuara përgjatë rrugës, ku adhuruesit e transportit hekurudhor mund të ndjekin debatet dhe diskutimet, të cilat zhvillohen gjatë kohës së udhëtimit sa i përket politikës së Bashkimit Evropian në fushën e infrastrukturës dhe roli i rrjetit të transportit trans-evropian (TEN-T). Ato do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të iniciativës, njoftuan nga Komisioni Evropian. Shkaku për iniciativën është viti aktual evropian i transportit hekurudhor.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...