Më 6 shtator 2021, kur festojmë 136 vjet nga Bashkimi i Bullgarisë, miqtë dhe banuesit e Plovdivit do të kenë mundësi të vizitojnë falas ekspozitën më të re në Muzeun Rajonal Historik të quajtur “Plovdivi në rrugën drejt botës moderne”. Ekspozita është e renditur në krahun jugor krejtësisht të riparuar të Asamblesë Rajonale të Rumelisë Lindore në sheshin “Sëedinenie” 1dhe është ekspozita e pare e përhershme e cila ndjek modernizimin e qytetit nga Çlirimi i Bullgarisë gjatë vitit 1878 deri në gjysmën e dytë të shekullit të 20. Kjo është koha në të cilën Plovdivi po e kalon rrugën e vet, që të ndryshojë nga një Perandori Osmane tipike në një qytet oriental, në një qendër industriale dhe kryeqytet kulturor të Bullgarisë Evropiane. Eksponate origjinale ndjekin furnizimiХ me ujë, elektrifikimin dhe vendimet e reja të planifikimit urban, industrializimin, jetën ekonomike dhe ndryshimet në ekzistencën sociale me përhapjen e arritjeve teknike botërore.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..
"Njeriu që nuk mund të heshtte më" është një bashkëprodhim me pjesëmarrje bullgare, i nominuar për Oscar. Ai u krijua në bashkëprodhim me Katja Triçkova nga Contrast Films dhe ka një shans për të fituar në kategorinë për filmin më të mirë të..
Filmi bullgar "Mos i mbyll sytë" u dallua me pesë çmime në Festivalin e Filmit të Krishterë(Christian Film Festival) në SHBA, njoftoi BTA, duke cituar producentët. Filmi u dallua për veprën më të mirë artistike, producent më të mirë - Bogdan Darev,..