Presidenti Rumen Radev ka njoftuar se do të kërkojë një "zgjidhje racionale" për zhvillimin e zgjedhjeve 2 në 1.
“Kam deklaruar jo një herë se zhvillimi i njëkohshëm i zgjedhjeve për president dhe parlament janë në kundërshtim të Kushteturës dhe të dallimit mes dy institucioneve. Por duhet ta marrim parasysh faktin se kriza po thellohet ", komentoi Presidenti gjatë vizitës së tij në Akademinë Mjekësore Ushtarake, ku u hap një qendër stërvitore.
Kreu i Shtetit nuk saktësoi një datë konkrete për shpërbërjen e Legjislaturës së 46-të të Kuvendit Popullor, duke theksuar se azhurnimi i buxhetit është në rendin e ditës. Ai shtoi se aktualisht nuk po mendon për përbërjen e kabinetit të ardhshëm, pasi ai aktual ka shumë për të bërë.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..