Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”.
Bullgaria me 43 pikë indeksi është në vendin e 76-të mes 180 vendeve dhe territoreve. Krahasuar me renditjen e mëparshme, ky është një përkeqësim me dy pozicione. Ndër vendet e BE-së, perceptimi i korrupsionit është më i madh vetëm në Hungari - me 41 pikë. Danimarka kryeson sërish renditjen me 90 pikë, si vendi më i pakorruptuar. Somalia, Venezuela dhe Siria mbeten në fund - me 9, 10 dhe 12 pikë. Nivele më të ulëta të perceptimit të korrupsionit sesa Bullgaria raportohen në Rumani - në vendin e 65-të, Kroaci - në vendin e 63-të dhe në Sllovaki - në vendin e 59-të.
Si sfida për Bullgarinë tregohen “lufta kundër mosndëshkimit, forcimi i institucioneve dhe rritja e besimit të shoqërisë ndaj qeverisë”.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..