"Fëmijët e dëshiruan" është tema e edicionit të 14 -të të Festivalit të Skulpturave prej Rëre në Burgas
Një studim i kryer midis fëmijëve të moshës 7 deri në 12 vjeç tregoi personazhet e tyre të preferuara - Pipi Çorapegjata, BobSfungjeri Pantallon-Katrori, Sirena e Vogël, Aventurat e Lizës në Botën e Çudirave, Harry Potter dhe shumë të tjerë.
Skulpturat janë ndërtuar në një sipërfaqe prej pesë hektarësh. Janë bërë prej rëre të veçantë dhe rezistente ndaj shiut në një vend të njohur që prej vitesh, parku "Liqeni" pranë bazës së kuajve në Burgas.
Nëse ende nuk e keni vizituar Festivalin e Skulpturave prej Rëre, nxitoni ta bëni këtë. Atraksioni është interesant jo vetëm për fëmijët dhe do të jetë i hapur për vizitorët deri më 29 shtator.
Foto: Georgetta Janewa
Pranvera është e mrekullueshme në Sofje. Kryeqyteti bullgar mban erë bliri, jargavani dhe tulipanësh dhe zogjtë nëpër parqe japin koncerte të vërteta pranverore. Pjesa qendrore e qytetit..
Sot nisin Kreshmët e Mëdha . Tradicionalisht, në ditët para fillimit të periudhës së agjërimit dhe përqendrimit shpirtëror, në shumë pjesë të vendit mbahen karnavalet e kukerëve. Në fshatin Dedevo në malin e Rodopeve, përshpirtjen e..
Dita e parë e marsit në Bullgari është një nga festat më të preferuara të fëmijëve dhe të rriturve. Veroret - një simbol i shpresës për gjërat e mira që do të vijnë Duke u stolisur me veroret e bardha dhe të kuqe, ne bullgarët..