Festat e Artit “Apolonija” filluan më 30 gusht me koncert të Ansamblit të Dhomës “Sofijski Solisti”, i cili është mbajtësi i sivjetshëm i çmimit “Apolon Toksoforos”. Kjo dekoratë jepet për merita të jashtëzakonshme në zhvillimin e kulturës bullgare dhe në prezantimin e saj jashtë kufijve nga Fondacioni “Apolonija”. Në programin e festivalit në Sozopoll sipas traditës janë të përfshirë të gjitha artet, organizatorët madje janë të bindur, se nuk duhet të bëhen kompromise edhe në situatën e tanishme të pasigurt.
“Asnjëherë nuk e kam imagjinuar se nuk do ta bënim – është kategorike Margarita Dimitrova, drejtoreshë artistike e Festivalit “Apolonija”. – Edhe vitin e kaluar, kur shqetësimi ishte i një lloji tjetër dhe ne nuk dinim se çfarë ishte, çfarë na priste isha e bindur, se duhet ta bënim. Me shumë këmbëngulje dhe ambicie e realizuam pavarësisht rrethanave me mendimin se gjithçka duhet të jetë si gjithmonë – të gjitha artet të prezantohen me një kusht – të gjitha veprimtaritë të jenë në të hapur. Ansambli i Dhomës “Sofijski Solisti”me dirigjent Pllamen Xhurove hapi festivalin me ekzekutime të përsosura. Soliste e koncertit ishte Lija Petrova.”
Në historinë e festivalit padyshim do të mbetet koncerti i muzikantëve Lija Petrova, Rumen Conev, Aleksandër Somov, Ljudmill Angellov. Të gjithë ata jetojnë në vende të ndryshme të botës, por u mblodhën për projektin e tyre të përbashkët – kuartetet e pianos të Bramsit. Ata instrumentistë të mrekullueshëm me karriera të jashtëzakonshme solo, e prezantuan këtë program për herë të parë në skenën e Festivalit “Apolonija”, duke premtuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre. Aktiviteti vazhdon me klasa të mjeshtërve, me prezantimin e librave, me projektimin e filmave bullgarë. Arti pamor gjithashtu është i pranishëm.
“Ekspozita është vetëm një por është e mrekullueshme – thekson Margarita Dimitrova. – Një krijues pak i njohur tek ne, fotografi i ri Dimitër Karanikollov, prezantoi veprat e tij në të hapur në një mënyrë krejt të ndryshme. Për nga profesioni ai është arkitekt, por udhëton nëpër botë dhe fotografon me dron. Prandaj, fotografitë u ekspozuan në terren për t’u parë nga këndvështrimi nga i cili u bënë fotografitë. Si çdo vit kemi takime me autorët e librave të rinj, klasa të mjeshtërve, një interes të veçantë publiku tregon ndaj filmave. Sivjet kemi veprimtari kushtuara përvjetorit të 100 të themelimit të Akademisë Muzikore Kombëtare – shkollës së parë të lartë muzikore tek ne. Në fakt të gjithë muzikantët që janë të pranishëm në festival kanë lidhje me Akademinë. Në Bullgari ka shumë njerëz të talentuar.”
Të mos harrojmë koncertin e “Fondacionit”, koncertet në kujtim të Dimo Stojanovit nga P.I.F. dhe këngëtarit operistik Kamen Çanev – artistë të dashur bullgarë të cilët u ndanë nga jeta pa kohë të infektuar me koronavirusin.
“Ata lanë një gjurmë të madhe me artin e tyre dhe vendosëm që patjetër duhet të nderojmë atë të cilën e kanë bërë, thekson drejtori artistik i festivalit në Sozopol dhe përfundon: - “Apolonija” prezanton gjithçka nga jeta kulturore. Realizon edhe gjëra të cilat u sjellin gëzim publikut, pjesëmarrësve dhe organizatorëve. Gjëja më e rëndësishme është të jemi të shëndetshëm! Dhe siç më pëlqen të them - të vaksinohemi me art!”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Festat e Artit “Apolonija”, BGNES
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..