Koronakriza ndikoi në mënyrë të pashmangshme në të gjitha fushat e biznesit, por agjentët e pasurive të paluajtshme po llogarisin një rritje në kërkimin dhe shitjen e banesave, më në veçanti në qytetet më të mëdha dhe në vendpushimet në vend. Sipas tyre ka disa shkaqe për këtë, por thelbësorja është se, po kthehet besimi ndaj tregut të pronave të patundshme në Bullgari. Ka një interes serioz ndaj pronave të zhvlerësuar për pushim, të propozuar në treg kryesisht nga të huajt, të cilët nxitojnë të shesin pronësinë e tyre këtu dhe kjo me çmime madje dhe nën koston e tyre. Shkaku - udhëtimi i vështirësuar në kushtet e pandemisë. Blerësit kryesor janë bullgarë, që jetojnë në Bullgari ose jashtë shtetit. Ata investojnë kursimet e tyre në pasuri të paluajtshme, të cilën ta japin me qira, ose për ta përdorur si një banesë pushimore në det gjatë kohës së verës.
“Nga ana e interesit të të huajve ka një tërheqje të plotë, pothuajse asnjë tanimë nuk blen prona në Bullgari”- thotë Kallojan Balinov, pronar i agjencisë së pasurive të paluajtshme, me të cilin bisedoi kolegu ynë nga BNR Varna - Ivan Barbov:
“Fqinjët tanë rumunë janë të huajt e vetëm, të cilët në këtë moment kanë interes ndaj pronave tona. Ka dhe rusë, të cilët janë vendosur për të jetuar në Gjermani dhe kanë blerë tek ne pronë me qëllim investimi. Por, gjatë dimrit ndalojnë fluturimet rreth këtyre kufizimeve, të cilat i kemi kohët e fundit, prandaj pronarët e pronave - të huaj gjatë verës mund të vijnë dhe kthehen, por gjatë dimrit u del shumë shtrenjtë dhe e vështirë. Por, për llogari të kësaj po rritet interesi mes bullgarëve. Rritja e shitjeve është e konsiderueshme, blerësit mundohen të blejnë “në të gjelbër”, dhe në ndërtim çdo lloj prone. Kemi tanimë një precedent të shitjes “në të gjelbër”- një kompleks i tërë prej 4 shtëpive, i cili është i shitur akoma përpara se të fillohet. Kjo është një tendencë dhe nuk po pres ndryshime, të paktën deri në fund të vitit. Një lider në kërkimin e pronave në vend është qyteti i Plovdivit, i pasuar nga Sofja dhe Varna.”
Sekserët raportojnë gjithashtu dhe një inflacion të lehtë në tregun e pasurive të paluajtshme, por sipas tyre kjo vjen jo nga kërkimi më i madh, por nga materialet më të shtrenjta të ndërtimit. “Dy herë janë shtuar çmimet e hekurit dhe të materialit drusor, gjë e cila e rriti me 10 deri më 20% çmimin e ndërtimit të ri në etapën fillestare. Çmimet erdhën si një goditje me kamxhik, ky ishte efekti nga kriza postcovid”- thotë akoma Kallojan Balinov:
“Gjatë kësaj vere çmimet këtu në Varna po ngrihen, po ndërtohet nëpër zona të reja. Çmimet janë nga 650 deri më 900 euro për metër katror tek banesat e reja. Ka dhe një tendencë për kërkimin e pronave fshatare, ato janë një destinacion i preferuar për pushime gjatë fundjavës. Njerëzit duan të kenë një vend të qetë larg zhurmës dhe lagështisë së qytetit. Por, dhe çmimet janë të përballueshme, larg nga ato të qytetit”.
Redaktore: Gergana Mançeva /në bazë të intervistës së Ivan Barbovit nga BNR Varna/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..