Gjatë ditës vranësia mbi tërë vendin do të jetë e ndryshueshme, ndërsa pas dite mbi gjysmën joperëndimore do të bëhet e konsiderueshme dhe në rajone të veçanta do të ketë reshje të dobëta. Temperaturat ditore do të ulen dhe maksimalet do të lëvizen nga 20 deri në 25 gradë.
Para dite përgjatë bregdetit jugor do të ketë vranësi të konsiderueshme, por do të shpërndahet dhe do të kufizohet. Në bregdetin verior do të jetë kryesisht diellore, pas dite do të ketë shtime të përkohshme të vranësisë pa reshje. Temperaturat e ajrit do të jenë 21-24 gradë, e ujit detar 24-25 gradë. Dallgët e detit do të jenë 3-4 ballë.
Para dite mbi malet do të jetë kryesisht diellore, por në orët mëngjesore mbi majat do të ketë mjegull. Pasdite në malet e Bullgarisë Perëndimore dhe mbi Rodopet do të ketë shtime të konsiderueshme por edhe të përkohshme të vranësisë dhe në rajone të veçanta do të bjerë shi, temperaturat maksimale në lartësi 1200 metra do të jenë përafërsisht 15 gradë, ndërsa në 2000 metra – afro 8 gradë.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..