Masat e reja antiepidemike shkaktuan pakënaqësi në masë ndër punëtorëve në lokale, në sektorin e transportit dhe në shkollat e vallëzimit në Bullgari.
Në Sofje, para Ministrisë së Shëndetësisë, shkollat e vallëzimit dolën të parë. Punëtorët në restorantet, hotelet dhe klubet e natës në Ruse organizuan një parakalim deri në ndërtesën e administratës së rrethit.Kishte protesta të të pakënaqurve nga masat edhe në Jamboll, Haskovo, Dobriç dhe Kërxhali. Një protestë e madhe është planifikuar gjithashtu për nesër në Sofje, e organizuar nga industria e restoranteve.
Në përgjigje, Ministria e Shëndetësisë paralajmëroi se protestat nuk do të ndalojnë përhapjen e Covid-19. Tri asociacione spitalore gjithashtu dolën në mbështetje të masave, duke u dërguar një letër mediave. Në të u bëhet thirrje gjithë shoqërisë të kuptojë dhe të pranojë kufizimet, si të domosdoshme dhe me kohë.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..