Filloi pjesa e dytë e stërvitjes ushtarake në poligonin kundërajror në Shablla. Në manovra marrin pjesë edhe 3 aeroplanë gjuejtës MiG-29 nga Serbia. Qitja luftarake do të kryhet nga njësitë e raketave kundërajrore të Forcave Tokësore dhe Forcave Ushtarako Detare.
Për shkak të stërvitjes, Ministria e Mbrojtjes shpalli si seksione të rrezikshme të hapësirës ajrore dhe detare në rajonin e Kepit Kartalborun, Kepit Kaliakra dhe linjës 100 kilometra nga vija bregdetare.
Në fillim të qershorit, gjatë stërvitjes së parë “Shablla”, një MiG-29 bullgar u rrëzua në Detin e Zi. Piloti vdiq. Hetimi për incidentin vazhdon dhe “kutia e zezë” e avionit pritet të dërgohet në Rusi për lexim.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..