1998 janë rastet e reja të zbuluara të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve u rrit me 1561 në krahasim me 24 orët e mëparshme. 8 për qind e 24 787 testeve të kryera janë pozitive, sipas Portalit të Unifikuar të Informacionit.
Ka një rritje të treguesve të tjerë të pandemisë. Numri i pacientëve të regjistruar në mënyrë aktive u rrit nga 36 577 në 38 363. Pacientët e shtruar nga 4500 tani janë 4581. Ka një rënie të lehtë të numrit të pacientëve në kujdes intensiv nga 378 në 370. Por numri i vdekjeve me Covid të konfirmuar u rrit në mënyrë drastike nga 52 në 139 persona. 1089 persona të infektuar u raportuan të shëruar.
Vaksinat e dhëna të hënën janë vetëm 8050. Dozat e dhëna tashmë janë 2 416 030. Me imunizim të përfunduar janë 1 242 231 persona.
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Prokuroria Evropiane në Sofje ngriti akuza kundër dy bullgarëve të dyshuar për mashtrim për 66 750 euro me para nga Fondi Social Evropian dhe bashkëfinancim shtetëror, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Sipas hetimeve,..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3 Marsit, kur shënojmë çlirimin e Bullgarisë nga sundimi osman. Organizatori i saj është Agjencia..
Me rastin e Festës Kombëtare të Bullgarisë, NATO dhe BE i dërguan urime vendit. Në profilin e Këshillit Evropian në "Ex", urimet janë në..
Bullgaria mund të ketë një zë të fortë brenda familjes evropiane, në vend që të presë që grupe të ndryshme brenda Evropës të vendosin për ne. Kështu tha..
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 4 deri në 1°. Në..