Parlamenti Evropian diskutoi sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara sipas ligjit global “Magnitski” mbi Vasill Bozhkov, Deljan Peevski dhe Ilko Zheljazkov dhe kompani të lidhura me ta. Gjatë debateve, eurodeputetët kërkuan një përgjigje nga Komisioni Evropian se si i percepton veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe nëse, nga ana tjetër, do të ndërmarrë veprime kundër Bullgarisë dhe shteteve të tjera anëtare që kanë probleme me korrupsionin. Sipas eurodeputeteses bullgare Elena Jonçeva, asnjë raport i KE nuk merr parasysh atë që kanë vendosur Shtetet e Bashkuara dhe kritikat e komisionit ndaj vendit tonë janë shumë të kujdesshme. Një mision i Grupit të Monitorimit të Demokracisë në Parlamentin Evropian do të mbërrijë në Bullgari javën e ardhshme.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..