Në Ditën festive të Sofjes për të gjithë qytetarët e kryeqytetit tonë të bukur, ju kujtojmë këngën "Besa, Shpresa, Dashuria" – një interpretim që u bë hit në të kaluarën.
Siç dihet, më 17 shtator Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Sofia dhe vajzave e saj Besa, Shpesa dhe Dashura, të cilat vdiqën si dëshmore në vitin 126, duke mbrojtur besimin e tyre të krishterë. Sofia do të thotë mençuri - një simbol të Zotit, ndërsa besa, shpresa dhe dashuria janë cilësi shpirtërore që çdo njeri i mirë dhe i mençur përpiqet t’i forcojë gjatë gjithë jetës së tij. Kjo aspiratë i ka frymëzuar edhe krijuesit e këngës. Autori i muzikës dhe aranzhimit është Kristijan Bojaxhiev, teksti është i këngëtarit Mihaill Jonçev, i cili e interpreton këngën.
"Besimi, shpresa, dashuria është emri Yt ... "
Përpiloi: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..