Nëse zgjedhjet parlamentare u mbajtën më 7 shtator, koalicioni GERB-SDS do të ishte forca e parë me 22.5 për qind mbështetje, sipas një sondazhi të Gallup. Me rezultate pothuajse të barabarta janë BSP me 16.1 për qind të preferencave, “Bullgaria Demokratike” me 15.8 për qind dhe partia “Ka një popull të tillë” - 15.5 për qind. Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë regjistron mbështetje prej 11.9 për qind, “Ngrihu BG! Ne po vijmë!” gjithashtu do të hynte në parlamentin e ri me 4.8 për qind. Partitë “Vëzrazhdane” - me 3.1 për qind dhe VMRO - me 2.4 për qind mbeten jashtë.
Nga Gallup sqarojnë se sondazhi u realizua para se të shpallej projekti i ri politik i ish-ministrave të përkohshëm Kirill Petkov dhe Asen Vasilev.
47.1 për qind e të anketuarve thonë se me siguri kanë ndërmend të votojnë më 14 nëntor. 23.8 për qind të tjerë janë në mëdyshje.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..