Bullgaria do të vazhdojë të punojë për një OKB efektive, të përgatitur për të përmbushur nevojat e njerëzimit në shekullin XXI, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një video-fjalim para pjesëmarrësve në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, që po mbahet në Nju Jork.
"Sfidat globale të pashembullta kërkojnë që të gjitha vendet të mbështesin veprime më efektive dhe të koordinuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Diplomacia shumëpalëshe është çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe nuk ka alternativë," tha Presidenti Radev. Ai vuri në dukje nevojën për rritjen e nivelit të sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, të infrastrukturës kritike, rrjeteve të energjisë, dhe të gatishmërisë në raste pandemish dhe fatkeqësish natyrore. Si anëtare e BE -së, Bullgaria mbështet veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për vendime të qëndrueshme për refugjatët nga Afganistani dhe përkrahjen për vendet që strehojnë një numër të madh prej tyre, tha Radev.Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..
Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë e ka bërë të ditur ministri i ekonomisë, Petër Dillov, në një takim me kryetarin e Odës Ekonomike..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Të martën temperaturat minimale do të jenë në mes minus 3 dhe 2°, në Sofje – rreth minus 2°. Gjatë ditës ajri i ftohtë do të përfshijë të gjithë vendin. Në..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..