Bullgaria do të vazhdojë të punojë për një OKB efektive, të përgatitur për të përmbushur nevojat e njerëzimit në shekullin XXI, tha Presidenti bullgar Rumen Radev në një video-fjalim para pjesëmarrësve në sesionin e 76 -të të Asamblesë së Përgjithshme, që po mbahet në Nju Jork.
"Sfidat globale të pashembullta kërkojnë që të gjitha vendet të mbështesin veprime më efektive dhe të koordinuara nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. "Diplomacia shumëpalëshe është çelësi për të ardhmen tonë të përbashkët dhe nuk ka alternativë," tha Presidenti Radev. Ai vuri në dukje nevojën për rritjen e nivelit të sigurisë së zinxhirëve të furnizimit, të infrastrukturës kritike, rrjeteve të energjisë, dhe të gatishmërisë në raste pandemish dhe fatkeqësish natyrore. Si anëtare e BE -së, Bullgaria mbështet veprimet e bashkësisë ndërkombëtare për vendime të qëndrueshme për refugjatët nga Afganistani dhe përkrahjen për vendet që strehojnë një numër të madh prej tyre, tha Radev.Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni, kërkimi dhe teknologjia janë në qendër të politikës për zhvillimin e një ekonomie konkurruese..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..