Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Paraardhësit tanë zgjodhën që të ndërtojnë fatin e tyre së bashku si njerëz të lirë dhe të pavarur

Foto: BGNES

Sot Veliko Tërnovo është qendra e festimeve kushtuar 113 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë. Festimi filloi me kremtimin e një liturgjie nga Mitropoliti Grigorij i Veliko Tërnovos në kishën "40 martirët e shenjtë ”. Rituali ushtarak i ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë u mbajt në kështjellën Carevec. Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri Stefan Janev morën pjesë në festimet në kryeqytetin e vjetër.

"Në udhëkryqin e ditës sonë të re, le të kujtojmë se paraardhësit tanë zgjodhën që përgjithmonë të ndërtojnë fatin dhe të ardhmen e tyre së bashku si njerëz të lirë dhe të pavarur. Është detyra jonë ta mbajmë dhe ta respektojmë këtë besëlidhje të shenjtë ”, tha Presidenti në fjalimin e tij dhe uroi bullgarët me rastin e festës.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kreu i GERB flet për riformatimin e shumicës qeverisëse

Nuk do të kemi më kuorum në parlament. Kjo u deklarua nga Bojko Borisov, kreu i GERB, partisë që mban mandatin e qeverisë së zgjedhur nga shumica parlamentare. Fjalimi para grupit parlamentar të partisë dhe Kryeministrit Rosen Zheljazkov u transmetua..

botuar më 25-10-15 9.02.PD

Parashikimi i motit për 15 tetorin

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - 7°. Gjatë ditës, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme në pjesën më të madhe të vendit dhe në disa vende në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje, më të..

botuar më 25-10-14 7.15.MD

Shoqata Bullgare e Teknologjive të Informacionit mbushi 30 vjeç

Viti aktual 2025 është një vit jubilar për Shoqatën Bullgare të Teknologjive të Informacionit, e cila feston solemnisht 30-vjetorin e saj sonte. Duke folur për BTA, Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të Shoqatës Irina Radoeva vuri në dukje se..

botuar më 25-10-14 5.55.MD