Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Pabarazitë në të ardhurat në Bullgari për një periudhë janë më të ulëta se mesatarja botërore gjatë 20 viteve të fundit, por pas vitit 2014 ato kanë qenë më të larta se vlerat mesatare në BE. Kjo thuhet në një analizë të Këshillit Ekonomik dhe Social,..
Banka Botërore uli parashikimet e saj për rritjen ekonomike të ekonomisë globale dhe të Bullgarisë për këtë dhe vitin e ardhshëm. Vlerësimi është pjesë e analizës së rregullt të institucionit financiar ndërkombëtar, që publikohet çdo 6 muaj -..
Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës..