Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Duke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..