Banka Popullore Bullgare /BNB/ kufizon kreditimin e hipotekave, duke rritur që nga viti 2021 buferin e kapitalit për kreditë në rrezik nga 0.5% në 1%.
Masa synon që thesaret e bankave të kenë rezerva të mjaftueshme për të mbuluar humbjet nga huat me probleme. Si rregull, buferi rritet kur është e nevojshme të "ftohet" rritja e madhe e kredive. Për 7 muajt e parë të vitit, kreditë e reja në vend u rritën me mbi 7% në krahasim me vitin 2020, dhe hipotekat e banesave me mbi 15%.
Sipas BNB kjo është e rrezikshme, për shkak të akumulimit të rreziqeve, të cilat mund të shfaqen në rritjen e vëllimit të kredive me probleme për blerje banesash në të ardhmen, në rast uljeje të ekonomisë.Më 2 maj 2024, Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) miratoi një opinion duke shprehur një vlerësim pozitiv për projektligjin për vënien e euros në qarkullim në Republikën e Bullgarisë. BQE mirëpret qëllimin e projektligjit për të..
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) parashikon një përshpejtim të rritjes ekonomike të Bullgarisë nga 1.8% në 2023 në 2.5% në 2024 dhe në 2.9% në 2025, sepse investimet e qeverisë po rriten, së bashku me fondet e BE-së. Organizata..
Për të jetuar normalisht një punëtor në Bullgari nevojiten 1454 leva /743.42 euro/. Këtë e tregojnë të dhënat e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura /KNSB/ për tremujorin e fundit. Mbajtja e një familjeje prej tre anëtarësh (dy punëtorë dhe një..