Një delegacion i eurodeputetëve dhe ekspertëve nga Parlamenti Evropian mbërriti në Bullgari për një vizitë dy-ditore për të studiuar situatën me sundimin e ligjit, tha korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Nga gjithsej 23 persona, 7 janë eurodeputetë nga secili grup politik në Parlamentin Evropian, pjesa tjetër janë ekspertë. Socialistët përfaqësohen nga eurodeputetja bullgare Elena Jonçeva. Të gjithë janë anëtarë të Grupit të Monitorimit të Komisionit për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme në Parlamentin Evropian.
Janë planifikuar takime me Presidentin Rumen Radev, Kryeministrin Stefan Janev, Ministrat e Punëve të Brendshme - Bojko Rashkov, të Drejtësisë - Janaki Stoillov, të Kulturëa - Velislav Minekov, Zëvendëskryeministrin për Fondet e BE -së Atanas Pekanov, Kryeprokurorin Ivan Geshev, Avokaten e Popullit Diana Kovaçeva dhe deputetë nga Legjislatura e fundit e Kuvendit Popullor. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet lirisë së mediave.Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para..