Gjithnjë e më pak diploma bullgare për studime jashtë vendit po certifikohen, njoftoi Ministria e Arsimit. 1536 të diplomuar në vitin e kaluar shkollor kanë marrë një apostille për arsim të mesëm. Janë certifikuar gjithsej 2652 dokumente bashke me të diplomuarit në vite të kaluara. Në vitin 2020 ato kanë qenë gjithsej 3678, kurse në vitin 2019 u legalizuan 4683 diploma.
Tendenca e uljes së numrit të të rinjve që dëshirojnë të studiojnë jashtë vendit është për shkak të largimit të Britanisë së Madhe nga BE-ja, pandemisë Covid-19 dhe rënies së numrit të maturantëve.
Në vitin 2021, Gjermania, Greqia dhe Italia ishin më të preferuarat për të studiuar, ndërsa në 2020 vendet më të preferuara nga bullgarët ishin Gjermania, Greqia dhe Britania e Madhe.Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh “Shëndeti 2025”. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në Sao Paulo, Brazil, në kuadër të..
Ministri i Mjedisit dhe Ujërave, Manoll Genov, shpalli të mbrojtura dy pemë shekullore, secila me moshë rreth 200 vjet, njoftuan nga institucioni. Njëra është e llojit brijë e bardhë (Ulmus laevis) me perimetër trungu 4,00 m dhe lartësi rreth 24..
Shqipëria dhe Bullgaria i kanë zgjatur dorën njëra-tjetrës në emër të lindjes së një jete të re. Në mbrëmjen e 7 nëntorit nisën për herë të parë kontrollet falas parandaluese në fushën e mjekësisë riprodhuese, të kryera nga specialistë bullgarë në qytetin..