Banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit mund të shijojnë histori emocionuese nga jeta e artistëve të famshëm bullgarë në shëtitjet e qytetit të bashkuara nën emrin "Itineraret letrare të vjeshtës". Nuk ka nevojë për regjistrim paraprak për të marrë pjesë. Masat anti-epidemike janë respektuar, pasi shëtitjet zhvillohen në ambiente të hapura.
Më 23 shtator u mbajt një takim me adhuruesit më të rinj të dijes dhe librit. Organizatorët kishin përgatitur një aventurë të vërtetë. Me ndihmën e udhëzueses së tyre në botën e ilustrimit - shkrimtarja Milla Janeva-Tabakova, fëmijët u njohën me punën e ilustruesit, si dhe me historitë e disa prej imazheve më të njohura në revistat periodike.
Jeta, krijimtaria dhe personaliteti i poetit, artistit dhe drejtorit të parë të Radios Kombëtare Bullgare - Sirak Skitnik, është tema e një shëtitjeje tjetër më 29 shtator.
Më 5 tetor do të zhytemi në të kaluarën e një prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit - Lozenec. Itinerari quhet "Ecni në mëhallën Draz" dhe u kushtohet artistëve të ndryshëm që kanë lindur dhe jetuar në këtë pjesë të qytetit, përfshirë shkrimtarin Pavell Vezhinov, artistin Vlladimir Dimitrov-Mjeshtrin dhe artistë të tjerë tëshquar.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Pesë autorë dhe katër përkthyes do të jenë rezidentët e Shtëpisë së Letërsisë dhe Përkthimit në vitin 2025.Autorët do të punojnë në projektet e tyre dhe përkthyesit do të kërkojnë autorë dhe tituj të rinj bullgarë për përkthim për t'ua ofruar..