Radio Kombëtare Bullgare (BNR) dhe "Muzikautor" - organizata për menaxhimin e të drejtave të autorit në vendin tonë, po fillojnë një nismë të përbashkët që synon promovimin e muzikës së re bullgare ndër sa më shumë dëgjues të radios, si në eter, ashtu dhe në internet.
Ideja erdhi nga ekipi i "Muzikautor". Jasen Kozev, kryetar i bordit të shoqatës, thekson se shumë vepra të reja muzikore janë incizuar kohët e fundit, por ndonjëherë ato nuk arrijnë tek publiku i gjerë për një numër arsyesh. Rubrika e quajtur "Toka e Talenteve" do të përfshijë projekte të mbështetura nga Fondi Kulturor i “Muzikautor” gjatë viteve të kaluara. Ajo do të transmetohet nga të gjitha programet e BNR, përfshirë ato rajonale, dhe do të përbëhet nga intervista të shkurtra me autorët, të ndjekura nga vetë veprat muzikore. Dëgjuesit do të kenë mundësinë të dëgjojnë muzikë nga zhanre të ndryshme - pop, rock, muzikë klasike, folklor.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..
Këngëtarja e operës Sonja Jonçeva mori çmimin "Muzikanti i Vitit" të Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Ajo u zgjodh nga dëgjuesit në aketimin kombëtar të organizuar nga programi për muzikë klasike “Allegro vivace” të programit “Horizont”. Drejtori i..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..