Shumë pranë qytetit port danubian Svishtov janë të shpërndara gjurmët e kampit legjionar romak Nove. Ai u themelua në vitin 45 pas Krishtit me urdhër të Perandorit Klavdij, dhe si shumë nga vendbanimet në vendin tonë, u ndërtua mbi rrënojat e një vendbanimi të mëparshëm trak.
Në të kaluarën legjioni i vendosur këtu mbronte territoret e pushtuara në Traki dhe Maqedoni nga sulmet e fiseve, që vinin nga Lindja. Prapa mureve të kështjellës ndodheshin shtabi ushtarak dhe spitali i kampit. Arkeologët zbuluan edhe rrënoja të godinave të banimit, banjës dhe kazermave. Jashtë murit të fortifikatës ndodhej vendbanimi civil. Me kalimin e mijëvjeçareve, qyteti antik ndryshonte pamjen e tij, u ndërtuan godina të reja, kisha, punishte të zanatçinjve. Kështu në shekujt V-VI, Nove u bë sëllia e Peshkopisë. Por deri në ditët tona nga madhëria e tij e dikurshme mbijetuan vetëm rrënoja të fortifikatave dhe të godinave.
Përderisa shëtisin në mes të gërmadhave turistët mund të përfitojnë një ide më të plotë se si dukeshin dikur kampi dhe ndërtesat përreth përmes një rikrijimi special kompjuterik.
Çdo vit qyteti antik Nove dhe qyteti pranë Svishtov janë organizatorë të Festivalit tradicional të Trashëgimisë Antike. Mijëra miq vijnë në rajon për të parë shfaqjet interesante të betejave të gladiatorëve dhe programin e pasur kulturor të bashkisë.
Më shumë hollësi kureshtare për kampin legjionar romak mund të lexoni në materialin “Qyteti antik Nove kujton të kaluarën” nga koleksioni i Radio Bullgarisë.
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: bulgariatravel.orgMë 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe..