8 universitete nga vende të BE -së, përfshirë Universitetin Teknik në Sofje, do të krijojnë një Universitet të përbashkët Evropian të Teknologjive. Marrëveshja u nënshkrua nga rektorët në një takim në Limasol të Qipros.
Struktura e ardhshme do të bashkojë gati 100 000 studentë nga Bullgaria, Qiproja, Letonia, Franca, Gjermania, Irlanda, Spanja dhe Rumania. Ata do të jenë në gjendje të kryejnë një pjesë të studimeve të tyre në universitete të tjera. Qëllimi është forcimi i kërkimeve shkencore dhe inovacioneve dhe përmirësimi i lidhjeve me industrinë.
Përfaqësues të komuniteteve studentore nga 8 universitetet kanë nënshkruar gjithashtu një deklaratë për krijimin e "Unionit Studentor të Universitetit Evropian të Teknologjive".Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..
Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..
Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..